Arvizu: Zbardhni sa më shpejt vrasjen e gjyqtarit
Aleksander Arvizu
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e cilësoi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomit si tejet të tmerrshme. Duke folur pas ceremonisë së inaugurimit të një kopshti në qytetin e Ersekës, ambasadori Arvizu tha se kjo ngjarje është tronditëse dhe tejet e dhimbshme pasi gjyqtari ishte baba dhe la pas dy fëmijë të mitur dhe bashkëshorten e tij.

Ambasadori i SHBA-ve inkurajoi policinë dhe drejtësinë shqiptare të zbardhin sa më parë këtë vrasje të tmerrshme.

Gjyqtari i çështjeve civile në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar, Skerdilajd Konomi, 33 vjeçar, u vra të premten e kaluar në mes të ditës nëpërmjet një atentati të telekomanduar me shpërthimin e makinës së bashkëshortes, me të cilën po shkonte në punë.

Deri më tani grupi i ekspertëve ka ngritur pistën e vrasjes për shkak të detyrës si dhe po heton një konflikt pronash, për një pronë të fituar nga Konomi në fshatin Hamallaj në Durrës. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2011, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori