Arvizu: Vonesat e seancave gjyqësore, zemërohem për shqiptarët
Pëlqej
Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu bëri sot thirrje për ndryshime pozitive në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij tashmë që Shqipëria ka statusin e vendit kandidat, ka shumë avantazhe dhe mundësi që duhen kapur jo vetëm nga drejtuesit por dhe nga qytetarët.

“Shqiptarët përballen me vonesa në seanca gjyqësore, kjo gjë më shqetëson dhe më zemëron për shqiptarët. Duhet të përpiqemi të bëjmë ndryshime pozitive, e kjo nuk është e pamundur. Gjykata e Krujës u kthye në shembull për faktin se gjyqtarët dhe avokatët e morën seriozisht këtë projekt. Mungesa e përgjegjësisë e ka penguar zhvillimin e sistemit gjyqësor. Shqipëria tani ka statusin e vendit kandidat. Ka shumë avantazhe dhe mundësi që duhen kapur jo vetëm nga drejtuesit por dhe qytetarët. Menaxhimi i çështjeve gjyqësore mund të sjellë përparësi”, deklaroi Arvizu gjatë aktivitetit “Për një drejtësi pa vonesa”, në gjykatën e Korçës.

Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i OSBE-së Florian Raunig dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori