Arvizu takon Fullanin: Kuptoj mërzitjen e popullit por fjalën e kanë hetimet
Pëlqej
“Nuk është në dorën time të vendos, është vendim i vetë individit. Ai është guvernatori, ka rolin e tij, nuk është në pozitën e SHBA të gjykojë rreth kësaj. Stabiliteti bankar është shumë e rëndësishëm, dhe nevojitet të forcohen procedurat e brendshme që njerëzit të kenë besim tek Banka”.

Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pas takimit një orësh që pati me kreun e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Ambasadoti renditi disa ceshtje të cilat sipas tij dolën në pah nga kjo vjedhje ndërkohë që nënvizoi se Banka Shqipërisë është e udhëzuar drejt praktikave më të mira por sistemi i brendshëm i saj duhet të përmirësohet.

“E para, është e rëndësishme që të kujtojmë që ka një hetim kriminal sic duhet të ketë realisht sepse është një cështje serioze. Së dyti është cështje e kontrollit dhe e menaxhimit të brendshëm dhe ky incident nënvizon se gjithmonë do të ketë një kontroll menaxhimi të duhur dhe se kjo bankë është e udhëzuar drejt praktikave më të mira, por mesa duket ky sistem duhet të përmirësohet. Dhe e treta që duhet të nënvizoj është që ta shikojmë si cështje të brendshme, të mos ketë implikime politike, se BSH ndërvepron me Bankën Botërore, FMN, B RZH, dhe shumë banka të tjera dhe duke pasur parasysh rëndësinë, stabiliteti i bankës është shumë i rëndësisuhëm në mënyrë ndërkombëtare dhe për këto arsye ne e nënkuptojmë se shqiptarët, populli duhet të jenë të mërzitur dhe këtë e kuptoj se është një ndjenjë natyrore, por e rëndësishme që duhet lënë drejtësia të hetojë dhe se kjo është e rëndësishme dhe për stafin e BSH, Këshillin Mbikqyrës, Bordin Drejtues. Dhe kur në shtator të mblidhet kuvendi të diskutohet sepse bankat duhet të mbiqyren por dhe duhet të jenë të pavarura” tha Arvizu. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori