Aksident te Zogu i Parë në Tiranë, Fordi përplaset me Toyotën (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në minutat e fundit që flasim në bulevardin Zogu i Parë, tek ish-stacioni i trenit.

Në aksident u përfshinë dy mjete, një i tipit Ford Fusion dhe një Toyota Yaris, ku një drejtues ishte femër. Për momentin nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Makinat po kalonin në semafor dhe mesa duket nuk kanë respektuar sinjalistikën përkatëse./albeu.com/

 


Shtuar 17.08.2021 16:44

Tags: