Arvizu prokurorëve: Të luftohet korrupsioni zyrtar
Ka ardhur koha për të luftuar korrupsionin. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu në seminarin “Lufta Kundër Korrupsionit Gjyqësor dhe Politik,” në Prokurorinë e Tiranës.


“Parlamenti i Shqipërisë në Shtator të 2012-ës miratoi ligjin për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë prandaj ka ardhur koha për të luftuar korrupsionin. Duhet luftuar korrupsioni zyrtar pasi në çdo deklaratë citohet kjo fjali. Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së tij. Ky është një problem për Shqipërinë, pasi asnjëherë nuk do t’i plotësojë aspiratat e saj. Shpresojmë që në vijim të ketë arritje në ndëshkimin apo arrestimin e personave që kanë kryer korrupsion” është shprehur Arvizu.



Ndërsa prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është shprehur se korrupsioni është pengesë e kapërcyeshme por shtoi se kufizimi i imunitetit përbën një lehtësi për hetimin e Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori