Arvizu: Politika të reflektojë, Braçe të pushojë
Deklaratë e gjatë e ambasadorit amerikan Arvizu gjatë vizitës së tij në orët e vona të natës së sotme në KZAZ-në 49 në njësinë nr.5. Në deklaratën e tij ai nënvizoi faktin se "njërëzit janë shumë të lodhur, ndaj duhet ti jepni fund këtij procesi tejet të gjatë".

“Është për të ardhur keq që është ndërprerë numërimi. Këtu jam përpjekur të bisedojë me deputetët Taulant Balla dhe Eglantina Gjermeni, për të mësuar perspektivën e tyre, sikundër kam biseduar dhe me deputetin Gerti Bogdani për të mesuar perspektivën e tij. Kam biseduar me ekipin e ambasadës amerikane dhe të ODIHR dhe më herët kam folur me z. Rama”.

Më tej, Arvizu theksoi se i gjithë ky proces i tejzgjatur ka sjellë mjaftë lodhje, duke parë në të njëjtën kohë dhe gjendjen shëndetësore të deputetëve, për kreun e PS-së Rama dhe deputetin opozitar Erion Braçe.

“Sot është e premte. Procesi ka filluar të djelën mbrëma dhe të gjithë janë të lodhur dhe mendoj se më të lodhurit janë numëruesit, vëzhguesit dhe shtypi. Kam folur me Bashën dhe Ramën dhe qartazi ata janë të lodhur”.

Me ironi, ambasadori amerikan është shprehur se edhe Erion Braçe duhet të pushojë.

Ndërkaq, ambasadori amerikan shprehu haptazi, se pas përfundimit të numërimit të votave do të ketë një fitus dhe një humbës, por e rëndësishme mbetet që humbësi ta pranojë këtë gjë. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori