Kreu i prezencës së SHBA në Tiranë, Aleksandër
Arvizu, ripërsëriti apelin pë president konsensual, pas takimit me
kreun e opozitës.
I pyetur nga gazetarët, menjëherë sapo doli nga Selia Rozë,
ambasadori Arvizu theksoi se roli i kreut të shtetit është shumë i rëndësishëm në jetën e një vendi ndaj kërkoi që ai të jetë një zgjedhje e përbashkët mes palëve.
Arvizu zhvilloi paraditen e sotme një takim në Selizë Rozë, me
kreun e PS-së Edi Rama.
Ambasadori Arvizu është parë dje pasdite në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2012,
ora 11:31