Ndërkombëtarët përsërisin vazhdimisht që politika shqiptare të nisë dialogun për reformën zgjedhore. Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër
Arvizu, i ka bërë thirrje palëve të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore dhe plotësimin e
rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit.
Në një prononcim për mediat pas një takimi në ministrinë e Kulturës,
Arvizu u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR-it ishte i qartë dhe i plotë dhe u mbetet forcave politike që të bashkëpunojnë për të bërë të mundur realizimin e
rekomandimeve. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2011,
ora 12:37