E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Arvizu: Mirënjohës për mikpritjen tuaj!
Ambasadori Arvizu ka përcjelle pak më parë një status në Facebook, për largimin e tij nga Shqipëria. Sipas tij, ndonëse koha ka kaluar shpejt, kujtimet do të zgjasin përherë.

"Të dashur miqtë e mi shqiptarë,
Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit.

Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë.

Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj.

Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju, AAA", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori