Arvizu: Miqtë e mi, bashkohuni me SHBA për lirinë e Ukrainës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu nëpërmjet një mesazhi i kërkon popullit shqiptarë të bashkohet me Amerikën për të mbrojtur së bashku pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e Ukrainës.

MESAZHI I PLOTË

'Miqtë e mi jam këtu për t’ju kërkuar që të bashkoheni me mua dhe të gjithë Ambasadën Amerikane, si dhe me SHBA-të në mbështetje të demokracisë.Unë ju kërkoj që të bashkoheni me ne për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për të nënvizuar rëndësinë jetike për zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta në Ukrainë, më 25 Maj.

Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri unë kam qenë dëshmitar i përkushtimit të fortë dhe të palëkundur që shqiptarët kanë për demokracinë. Prandaj dhe unë besoj se kjo çështje është e rëndësishme për të gjithë ju.

Ju e dini vlerën e demokracisë, sepse ju keni jetuar shumë vjet në mungesën e saj. Ju e dini çmimin e lirisë, sepse ju keni luftuar për të.

25 Maji është një mundësi e vërtetë për popullin e Ukrainës për të vendosur për të ardhmen e tyre pa ndërhyrje të jashtme dhe për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet fletëve të votimit, jo nëpërmjet presionit të armëve.

Prandaj dhe mesazhi ynë është shumë i thjeshtë: Lëreni Ukrainën të votojë! Lëreni popullin e Ukrainës të vendosë vetë për të ardhmej e tij dhe lëreni atë ta bëjë këtë nëpërmjet zgjedhjeve të drejta, të hapura dhe të lira për të gjtihë.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vendosë për t’i dhënë popullit ukrainas që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe t’i japë atij mundësinë e të marrit frymë nëpërmjet një procesi demokratik.

Kjo është arsyeja se përse ne kërkojmë nga ju, populli shqiptar që të bashkoheni me ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të zgjedhjeve të 25 Majit në Ukrainë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të demokracisë. Një zë i përbashkët SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë. Të bashkuar për Ukrainën. Të bashkuar për demokracinë. Të bashkuar për lirinë.'
Shtuar më 16/05/2014, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori