Arvizu: Mbështesim nismën e guximshme të ministres Nikolla
Pëlqej
mbasadori amerikan, Aleksandër Arvizu në një postim në rrjetin social “Twitter”, thekson se në Shqipëri ka shumë profesorë e studentë që bëjnë punë të shkëlqyer dhe meritojnë një sistem që të përputhet me përkushtimin e tyre.

“Shumë profesorë e studentë bëjnë punë të shkëlqyer në Shqipëri. Ata meritojnë një sistem që të ketë reputacion që të përputhet me përkushtimin e tyre. Mbështesim nismën e guximshme të ministres Nikolla për reformën në arsimin e lartë. Situata e tanishme është fatkeqe dhe do kërkojë vite përpjekjesh këmbëngulëse. Reforma e universiteteve publike është edhe më kritike, por kjo nismë është një fillim i mirë”, ka shkuar ambasadori Arvizu. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori