Aleksandër
Arvizu,
ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka vlerësuar deklaratat e opozitës se do të marrë pjesë në
Kuvend. Pjesëmarrja e opozitës në
Kuvend do të bëjë të mundur plotësimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka deklaruar
Arvizu pas një takimi me kreun e PS-së.
“Rama më informoi për axhendën politike të opozitës. Ai është shprehur shumë i hapur për dialog. Pjesëmarrja e opozitës në
Kuvend është forma më e mirë e diskutimit për reformat e rëndësishme” ka shtuar
Arvizu.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar edhe axhendën e opozitës në Parlament, axhendën e integrimit te vendit në BE dhe për shumë çështje të rëndësishme në Shqipëri, ka bërë të ditur
ambasadori Arvizu.
Dy ditë më parë
ambasadori amerikan u kërkoi partive politike të mos bëhen pengesë për reformat. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2011,
ora 14:05