Arvizu: Integrimi evropian, përfitim i përbashkët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu gjatë konferencës ndërkombëtare, “Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur se proçesi i demokratizimit për Shqipërinë nuk është i lehtë, ndërsa shtoi se e kaluara duhej lënë pas dhe nuk duhej përdorur si justifikim.

"Demokratizmi nuk është thjesht një kriter për integrimin rajonal. Është procesi që vendos kornizën që populli shqiptar të punojë bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare. Demokratizimi nuk është proces i lehtë, veçanërisht për një vend që ka qenë në një sistem autokratik për disa breza, sepse kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendit përpara ambicieve personale", -u shpreh Arvizu gjatë fjalës së tij.

Sipas ambasadorit SHBA-të vazhdojnë të nxisin Shqipërinë për bashkëpunim dhe dialog ndërpartiak për të zbatuar reformat e nevojshme demokratike. "Integrimi evropian është një përgjegjësi kolektive dhe do të jetë përfitim i perbashket" ka vijuar më tej ai.

Sipas mbasadorit të SHBA-së Sllovenia dhe Kroacia ishin shembuj rajonalë të vendeve që kishin ngadhënjyer sfidat për të ndërtuar një kornizë që u ka lejuar ose do t’u lejojë atyre hyrjen në Bashkimin Evropian./albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori