Arvizu: Faleminderit shqiptarëve
Aleksandër Arvizu
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka falënderuar të gjithë shqiptarët të cilët gjatë këtyre 20 viteve i kanë konsideruar amerikanët si miqtë e tyre. Në fjalën e tij në ditën e festimit të 20 vjetorin e rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, ka falënderuar shqiptarët për miqësinë e tyre si dhe të gjithë organizatorët dhe mbështetësit e festimeve që po zhvillohen në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet.

“20 vite më parë u shënua një risi për këtë vend. 20 vite më parë u shënua një nisje të re për SHBA-të në Tiranë. Në këto 20 vite na keni sjellë në zemra, në shtëpi, në zyra dhe na keni lejuar që të bëhemi pjesë e arritjeve tuaja të mrekullueshme të këtyre 20 viteve. Na keni lejuar që të bëhemi pjesë e juaja, të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, ndërsa ju punoni për të krijuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”- shpreh ambasadori Arvizu.

Ambasadori amerikan falënderoi bashkinë e Tiranës dhe policinë e shtetit për bashkëpunimin dhe ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtyre festimeve. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2011, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori