Arvizu: Faleminderit për 20 vite të mrekullueshme
Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Alexander Arvizu, në kuadër të pritjes në rezidencën e ambasadës shprehu nderimin që i është bërë pasi përfaqëson SHBA-të në këtë përvjetor të 20-të në vendin tonë.

SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të ngushtë, dhe një partneritet që synon një demokraci jetëgjatë, u shpreh Arvizu.

"Të hënën në mëngjes në një ceremoni solemne private ngritëm flamurin amerikan në nderim të vendeve tonë, për të parë perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen dhe si ne si ambasadë mund të ndihmojmë në përparimin e Shqipërisë. Të enjten do të organizojmë një konferencë që do të shqyrtojmë partneritetin SHBA- Shqipëri dhe ky do të jetë vetë shqyrtimi për përkushtimin tonë për të ardhmen. Të dielën e shkuar patëm mundësi të veçantë për të përjetuar pritjen e vërtetë të popullit shqiptar, ndërsa u bashkuan me ne për panairin e hapur sipas stilit amerikan", tha Arvizu.

Sipas tij, populli shqiptar ka folur vendosmërisht se si e përfytyron ai të ardhmen e tij, duke u drejtuar ndaj krerëve të politikës se u e ardhmja e shqiptarëve është në duart e tyre, ku shtoi se nëse punohet bashkë mund të ndërtohet e ardhmja e përbashkët.

Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të jenë në krahun e popullit shqiptar, ndërsa kërkoi të punohet së bashku për të plotësuar ëndrrat e popullit shqiptar.

Ambasadori e mbylli fjalën e tij duke thënë: "Faleminderit për 20 vite të mrekullueshme dhe faleminderit për këtë mbrëmje magjike".
Shtuar më 04/10/2011, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori