Arvizu: Duhen arrestime pas operacionit në Lazarat
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu inkurajoi sot operacionin e policisë në Lazarat por kërkoi arrestime dhe ndjekje penale për trafikantët. Arvizu shprehu mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj aksionit sikundër vlerësoi faktin se i gjithë operacioni policor u organizua me kujdes, duke shmangur kështu viktima.


“Gjatë gjithë operacionit kam qenë në kontakt me ministrin Tahiri. Inkurajoj operacionin e policisë në Lazarat, por duhet të shoqërohet me arrestime dhe ndjekje penale dheshpresojmë që në bazë të fakteve të ketë edhe dënime. Arrestimet duhet të bëhen në bazë të ligjit, pasi pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë të përfshirë. Reagimi i opozitës? Nuk marr përsipër të komentoj pozicionin e opozitës në lidhje me ndërhyrjen në Lazarat. Vlerësojmë faktin që u tregua kujdes në aksion dhe që nuk pati viktima” tha ai gjatë një leksioni të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori