Arvizu: Debati Rama-Berisha, i vonuar
Debati publik mes liderit të opozitës Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha, është i vonuar. Kështu e ka cilësuar ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, thirrjen e fundit të Ramës për debat publik me kryeministrin.
Diplomati amerikan është shprehur se ky debat duhej zhvilluar që gjatë zgjedhjeve lokale por, ka shtuar Arvizu, megjithatë ai gjithmonë mbetet i mirëpritur.

“Sapo kam dëgjuar për këtë, prandaj dhe nuk kam dijeni. Mendoj se duhet të kishte debat që gjatë zgjedhjeve vendore. Nëse të dyja palët bien dakord të debatojnë nuk shoh asnjë të keq për këtë” ka theksuar ambasadori Arvizu.

Në lidhje me 10 pikat e propozuara nga PS-ja, ambasadori amerikan theksoi se kjo është bazë që duhet të diskutohet mes palëve.

“Për mua dhe SHBA-në për disa nga këto pika si është ajo për Wikileaks që s’mund të niset por kjo u takon palëve politikë të diskutojnë” ka shtuar ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2011, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori