Arvizu apel politikës: Plotësoni vendet vakante në KQZ
Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor të 23 qershorit. Nga qyteti i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Baftjar Zeqaj, ambasadori amerikan në Tiranë Alekandër Arvizu i beri thirrje palëve të arrijnë marrëveshje për plotësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.


“Deri tani udhëheqësit shqiptarë të paaftë të arrijnë në një marrëveshje për KQZ-në.Është për të ardhur keq që KQZ-ja është e paplotë, por ende nuk është vonë për plotësimin e saj.Të gjitha palët duhet të arrijnë një marrëveshje për plotësimin e KQZ-së” është shprehur Arvizu.

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit Baftaj Zeqaj ndërsa e ka njohur ambasadorin Arvizu me situatën aktuale paraelektorale ka shprehur edhe shqetësimin për KZAZ 59 në qarkun e Fierit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori