Makina përplaset me motorin, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në Balldren.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, e për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje, teksa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.


Shtuar 29.07.2020 12:26