Artisti gjerman tregon sherrin me shqiptarin: Më kërcënoi me armë (VIDEO)
Një arstist gjerman ka treguar ngjarjen e pakëndshme me një shqiptar.

Artisti gjerman Hurdy-Gurdy tregon se është kërcënuar me jetë nga një shqiptar.

Dhe kjo, vetëm se ai i preku makinën pa dashje, me automjetin që drejtonte.

Ai tregon se shqiptari i drejtoi pistoletën për ta vrarë.

Statusi i plotë

Si u kërcënua me jetë artisti Donald Heller nga një shqiptar ne Gjermani pse i preku makinën

Hurdy-Gurdy është instrument muzikor I lashte. Vjen nga Persia dhe quhet ndryshe lira (lūrä).Është luajtur në shek e IX ne Europe nga gjeografi Persian Ibn Kurradadhbih.

Qellimi këtij shkrimi nuk është historia e Hurdy-Gurdy, ndryshe lira (lürä), por ajo çfarë I ndodhi artistit Donald Heller, të njohurit të Massachusetts dhe I vetmi instrumentist që mban gjalle Hurdy- Gardy ose ndryshe Lira.

Çdo ditë që shkoj në punë në anë të Old House of Boston, nga qershori deri në nëndor gjendet aty çdo ditë Donald Heller.

Qendron aty nga ora 10 e mëngesit deri në orën 6-7 te darkës duke luajtur Hurdy-Gardy-in apo Lira-n.

Aty ai shet CD dhe sigurisht turistët e shumte hedhin dollar në koshin e Donald.

Donald ka shitur 12.000 CD vetëm vitin e fundit dhe nje CD kushton 15 dollar.

Llogarite nuk po i bëj, por Donald ka fitimet dhe jeton me punën e vet dhe në thjeshtësinë e një artisti i humbur në botën e tij të Lirës apo Hurdy-Gurdy.


Tashmë njihemi se une kaloj çdo dite dhe ndaloj dhe e dëgjoj lojën e Donald. Para disa ditësh me pyeti nga jam.

I thashë se jam nga Albania. Donald,- Oh my God! Oh My God!

Unë ja ktheva, – pse thua O Zoti im?

Ai mu pergjegj, – Po të tregoj: disa vite më parë, kur unë isha në tour në Europë për të luajtur sëbashku me bashkëshorten time, në një parking, padashje takova, fare pak, as shenjë nuk i lash, një Mercedes Benz pronar i të cilit ishte një shqiptar.

Ai erdhi dhe me kërcënua se do me vras. Ishte me gruan dhe tre fëmijët. Me jep parat tani, – me drejtohej mua (Donald).

Une i thashe se nuk kam cash, por po i jepja patenten dhe te shkëmbenim patentat.

Pas disa ditesh me pa në autostrade dhe me ndoqi nga mbrapa. Pastaj doli anash dhe më bente shenje te ndaloj. Unë mundohesha te ikja por ai kishte Mercedes, une nje vagon te vogel.

Me nxorri revolen nga dritarja dhe më bënte shenjë qe une te ndaloja.

Në momentin që ai më prakaloj unë u futa në një exit dhe ai nuk mund të kthehej mbrapsh. Keshtu ju largova shqiptarit që më kërcënonte me jetë. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2018, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori