Artistët thirrje Metës: Duam teatër të ri, mos na pengo

Pas nënshkrimit të gjerë të një peticioni kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, që Presidenti Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin e kaluar me votat e maxhorancës, ka ardhur tashmë një “kundër- peticion” i nënshkruar nga disa artistë, që Teatri të prishet sa më parë për t’i lënë vendin një të riu.

Firmëtarët e këtij peticioni janë të shumtë por ajo që të bie menjëherë në sy janë emra si Robert Ndrenika, Arben Derhemi apo Alfred Trebicka, që deri dje ishin pjesë e grupit tjetër për mosprishjen e Teatrit Kombëtar.

Lajmin e bëri publik vetë Veliaj këtë të enjte gjatë fjalës që mbajti në Këshillin Bashkiak. Edhe ky “kundër- peticion” do t’i dërgohet Ilir Metës.

"Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion.


Shtuar më 26/07/2018, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori