"Artistët të punojnë në ndërtim", kitaristi i njohur i përgjigjet ministres: Mortja që s’të ha!

Ditën e sotme ministrja Denaj deklaroi se edhe këngatarët, artistët ti kthehen punës në sektorin e ndërtimit.

Kjo deklarata, ka shkaktuar reagime të ashpra nga artistët të cilët e quajnë të pavend këtë deklaratë duke shpërthyer edhe në ofendime.

Kitaristi i njohur, Bledar Sejko ka shprehur revoltën e tij, pas deklaratës së ministres së Financave, Anila Denaj se artistet e ndryshem, këngëtarët dhe profesionistët e këtij sektori duhet të angazhohen në sektorin e ndërtimit, pas krizës së krijuar nga koronavirusi.

Por me tone të ashpra kitaristi i njohur me pseudonimin "Qepa" thekson se këngëtarët dhe aritëstët s’janë profesionist të ndërtimit, ndaj propozimin e ka quajtur të pakuptimtë.

Reagimi i plotë:

Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që:

Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit.

Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment. /albeu.com/



Shtuar më 14/05/2020, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori