Ndalimi i Endrit Dokles dhe Fatjon Muratit, policia jep detaje nga aksioni

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e mbrëmjes së djeshme ku është kapur shtetasi o shpallur në kërkim Fatjon Murati si dhe është shoqëruar i forti i Durrësit, Endrit Dokle.

Policia bën me dije se është shoqëruar gjithashtu edhe Gentian Reçi.

Blutë e Tiranës bëjnë njoftojnë se Murati ka qenë shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristjan Gjini.

“Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.  Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njofton policia.

Ndalimet e mbrëmjes së sotme sollën dhe njëherë në vëmendje masakrën e Fushë-Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Pas ngjarjes, Prokuroria kërkoi marrjen në pyetje të dy prej të ndaluarve të sotëm, Fatjon Muratit dhe Gentian Reçit. Kujtojmë se pas masakrës së Fushë-Krujës, ku u ekzekutua krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ky I fundit u zhduk. Kanë kaluar më shumë se dy muaj, ndërkohë fati i mbretit të lojërave të fatit mbetet mistet./albeu.com