Artistët ngujohen brenda Teatrit: A mund të na sjellë dikush ujë (FOTO LAJM)

Një grup artistësh dhe mbështetësish ndodhen ende të ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar prej disa orësh teksa pengimi i lëvizjes së tyre ka bërë që ta kenë të pamundur të marrin ushqime dhe ujë për të konsumuar.

Duke qenë se protesta e tyre është bërë maratonë tashmë, pasi prej ditësh kanë vendosur që të mos shkëputen nga Teatri 24 orë në 7 ditë të javës për të mos lejuar shembjen e tij, natyrisht që sot ata janë gjendur të papërgatitur se historia do të merrte këtë rrjedhë.

Aktivistja e shoqërisë civile, Edlira Çepani ka bërë një thirrje për qytetarët që t’ju afrojnë ujë dhe ushqim, pasi përveç artistëve dhe qytetarëve që i mbështesin, ndodhen edhe gazetarë.

“A mund te na sjelle dikush uje? Mire artistet, qytetaret dhe aktivistet, por kane mbetur pa uje dhe pa ushqim edhe gazetaret qe jane brenda bashke me ne… kujt t’i bjere rruga kendej, na sillni pak uje”, shkruan ajo ne rrjetet sociale.

Shtuar më 24/07/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori