Artisten peticion Rames per te mos penguar integrimin
Albeu.com
Personalitetet të letrave, të kulturës, artit, të mjekësisë i drejtojnë letër të hapur Edi Ramës duke i kërkuar të mos i pengojë shqiptarët drejt shtëpisë së tyre, drejt Evropës.
“Na duhet për të satën herë t’jua përsërisim se dëshpërimi është këshilltari më i keq. Ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht”, thuhet në letrën drejtuar Edi Ramës.

Ata i bëjnë thirrje publike kreut të PS-së që të rigjejë kuvendin, politikën dhe dialogun. Ata i kërkojnë Ramës që të mos bëhet anti-heroi i kohëve moderne dhe të mos vrasë fatin e shqiptarëve drejt Evropës.

Mes firmëtarëve në këtë letër të hapur janë:

Mirush Kabashi Artist i Popullit (Durres)
Agim Krajka Mjeshtër i madh
Irini Qiriako Këngëtare, Mjeshtre e Madhe
Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)
Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)
Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit
Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e madhe
Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)
Tinka Kurti Artiste e Popullit
Luiza Papa Artiste e merituar
Edmond Tupja Përkthyes, Profesor (Tirane)
Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i merituar (nga Korça)
Margarita Xhepa Artiste e Popullit
Guljem Radoja Artist
Ali Oseku Piktor i popullit
Armando Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore
Marjana Leka Soprano
Etleva Golemi Soprano
Gerti Vaso Solist i TOB
Lili Cingu Mjeshtre e madhe
Anila Zajmi Piktore
Genc Shkodrani Piktor
Buron Kaceli Piktor
Rexhep Çeliku Mjeshtër i madh
Orjon Shima Piktor
Zerina Kuke Artiste (Tirane)
Zhani Ciko Mjeshtër i madh
Elvira Diamanti Aktore (Tirane)
Xhelal Tafaj Artist, urdhri “Naim Frashëri i Artë”
Lajla Agolli Kompozitore
Ylber Gjini Bariton
Myfarete Laze Këngëtare
Suela Konjari Aktore
Petrikë Gjezi Aktor (nga Korça)
Helga Saraçi Valltare
Genc Permeti Piktor
Sabahet Vishnja Këngëtare
Donika Çili Pianiste
Manjola Konjari Mezo soprano
Ardian Isufi Piktor
Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes (alsat)
Shtuar më 09/05/2010, ora 10:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori