“Messi është më i mirë se ti”, Ronaldo i kthehet tifozit: Shko të shikosh atë (VIDEO)

Hija e Lionel Messit vazhdon të ndjekë Cristiano Ronaldon, pavarësisht sa larg udhëton futbollisti portugez për të luajtur.

Në ndeshjen e tij të fundit me Al Nasr kundër Al Batin, Ronaldo nuk arriti të shënonte gol, pavarësisht se skuadra e tij fitoi 3-1.

Teksa futbollisti i famshëm u drejtua për në dhomat e zhveshjes, një fëmijë shfrytëzoi rastin për t’i treguar se çfarë po mendojnë shumë.

“Messi është më i mirë se ti!”, tha fëmija, me Ronaldon që nuk hezitoi t’i përgjigjej, madje edhe i zemëruar.

“Shko ta shikosh atëherë, pse je këtu?”, tha Ronaldo.


Shtuar 6.03.2023 16:12