Artan Kuka, komandanti i RENEA-s që hyri në Lazarat
Nga Hile Lushaku
Artan Kuka, 6 nëntor 2013- 13 tetor 2014, komandanti që drejtoi “RENEA-n” në operacionin mbarëpolicor në Lazarat.

U lind më 4 korrik 1969, në Tiranë; kreu arsimin e mesëm në vitet 1983-1987; vijoi studimet e larta në SHLBO, në periudhën 1987-1991, fakulteti “Gjitharmësh”.

Me urdhër të MRP nr.608, datë 11.05.2001 emërohet zëvendëskomandant grupi e instruktor në repartin FNSH nr.711, në Tiranë; në korrik 2005 ngrihet në detyrën e komandantit të njësisë; janar 2006 emërohet komandant nënreparti operacional në repartin nr.712.

Shkurt 2008 transferohet në sektorin e trajnimit bazë në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”; qershor 2009 kalon në detyrën “shef personeli” në “RENEA”; janar 2011">2011 transferohet në Delvinë, i caktuar “shef seksioni për hetimin e krimeve”, por në korrik 2011">2011 rikthehet në Qendrën e Formimit Policor, emëruar “specialist”.

Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nr.2520, datë 6.11.2013, emërohet komandant i “RENEA-s”. Mban gradën policore “komisar” nga viti 2008. Ka kryer disa trajnime për aftësimin profesional në fushën e hetimit të krimeve (2001); për mbrojtjen ekzekutive (2003); menaxhimin e trazirave civile (2004, 2007); për luftën kundër terrorizmit e krimit të organizuar (2004, 2007); menaxhimin e incidenteve në pengmarrje dhe negocimet (2009, 2010); për mbijetesën gjatë shërbimit dhe për sigurinë në rrugë (2011">2011, 2013), trajnim i përbashkët me grupet speciale amerikane (2014), mban rripin “blu” në karate etj. Aktualisht shërben në Akademinë e Sigurisë.
Shtuar më 20/07/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori