Artan Hoxha zbulon biznesin që nuk u ka ecur bandave shqiptare: Me prostitutat janë martuar
Gazetari Artan Hoxha i cili vazhdmisht analizon ngjarjet kriminale që ndodhin në vend, së fundmi ka folur edhe për llojet e trafiqeve që zhvillojnë më shumë bandat shqiptare.

Në fjalën e tij, Hoxha i ftuar në “Provokacia” bën me dije se grupet kriminale në Shqipëri nuk merren më më trafikun e femrave dhe aq më pak nga vendi ynë.

"Grupet nuk merren më me trafikun e femrave dhe ato shqiptare. Ata që u genjyen në mesin e viteve 90, në pjesën më të madhe sot i kanë gratë e tyre, vetëm e vetëm që t’i shpetonin denoncimit.

Një numër shumë i vogël i atyre që janë marrë me prostitucion, ia kanë dalë që të dalin nga rrethi. Është si para e mallkuar që nuk ia sheh hajrin,”-u shpreh ai.

Teksa, ka dhënë detaje për natyrën e krìmit të organizuar në vend, Hoxha thekson se që nga viti 2004 “bota e krìmit” është në proces reformimi.

Sipas tij, shqiptarët njihen jashtë si shumë të guximshëm, por nuk krijojnë kartele. Gazetari thotë se bandat nuk kanë një “kokë”, por janë të shpërndara në territor. Madje Hoxha flet edhe për “kohën e artë”, kur grupet bëjnë marrëveshje dhe në këtë periudhë në vend nuk ka vrasje.

“Për fat të mirë ende krìmi në Shqipëri nuk e komandon politikën. Tek ne janë politikanët që ende e urdherojnë dhe përdorin krìmin. Në provinca drejtues të policisë, të kadastrës vendosen nga krìmi. Në Vlorë është rasti tipik. U bë marrëveshje mes palëve. Shteti u dorëzua. Rasti tjetër që deshmon këtë sic ndodhi në Jalë

Pas 2004 më rezulton se jemi para një reforme që krìmi po e bën vetë. Aty nuk ka vetting fallso. Atje nuk ka gjykata admìnistrative. Aty kanë ca pìketa. Nëse e keni vënë re është rritur numri i vrasjeve të tipit mafioz. Edhe pse policia ka pasur së fundmi sukses.

Ata duken shumë më përpara se autoritetet dhe kjo mua më tmerron. Shqiptarët janë bërë të rëndësishëm në mediat botërore vitet e fundit, kur u fut kokaina dhe ne shkuan në Amerikën Latine. Shqiptarët njihen shumë të guximshëm.

Kemi një të keqe shumë të madhe, nuk krijojmë dot kartel. Ne nuk kemi ende kokë, grupet tona janë të shpërndara, kanë drejtim horizontal. Në Shqipëri nuk ka vrasje kur grupet kanë bërë marrëveshje. Ato njihen si kohë të arta, bizneset shkojnë mirë, është lënë dakord me autoritetet”, u shpreh gazetari. /oranews
Shtuar më 30/06/2020, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori