Artan Hoxha zbardh atentatin me dy viktima në Kurbin: Autorët të veshur si Forca Speciale
Gazetari Artan Hoxha dha detaje për vrasjen e dyfishtë në Kurbin. Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika mbetën viktíma të atentatit.

Gazetari thekson se kjo ngjarje është vazhdim i ngjarjeve të mëparshme. Hoxha tha se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.

"Aktualisht hetimin e ka marrë në dorë prokurorin. Hetimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problematikë dhe ngjall edhe vëmendjen, por që krijoi edhe problematikën për vijimësinë e kësaj ngjarje, shkruan abcneës.

Kemi një grup autorësh që veprojnë si komando. Nuk janë vrasës amatorë. Ne ende nuk kemi atë makinë e djegur që është djegur. Fakti që ky grup ka hyrë në ngjarje më këtë lloj organizmi, nuk është hera e parë që përdoret veshja e forcave speciale”, tha gazetari.

Shtuar më 01/06/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori