Gazetari
Artan Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” deklaroi se ngjarjet e fundit kriminale që po ndodhin në vend janë shqetësuese dhe duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.
Ai i krahasoi vrasjet e fundit në vend me një reformë që po ndodh në
botën e
krimit ndërsa kallashnikovin e krahasoi me vetingun në dorën e njerëzve të përfshirë në këtë botë.
Më tej ai tha se prej një viti e gjysmë disa të rinj po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.
“Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek
reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në
botën e
krimit po ndodh
reforma e vërtetë në drejtësi. Vetingu i tyre është kallashnikovi. Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në
botën e
krimit. Janë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër.”, deklaroi
Artan Hoxha.
Shtuar më 18/06/2020,
ora 23:33