Artan Hoxha trondit: Persona me imunitet erdhën kur u arrestua i forti i "Shijakut"
Pëlqej
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion”, për të arrestuarin Durim Keçi, i kapur një ditë më parë në Durrës.

Ai ka rrwfyer se Keçi ka lidhje me politikën dhe ekziston mundësia e mosekstradimit të tij drejt shtetit fqinj, pasi atje është i dënuar me 9 vite burg.

“Ngjarja e Elbasanit ajo histori do të ishte harruar nëse nuk do të publikoheshin videot.

Lajmi për arrestimin e Durim Keçi e kam denoncuar unë. Është e vërtet që ky person ka një dëmin nga Italia. Fotoja që është me Blendi Klosin është në fushatës se vitit 2013.

Në momentin që skuadra operacionale e ka shoqëruar, persona me imunitet kanë qenë dje atje. Nuk dihet se pse e kanë shkuar ata atje.

Lista e personave në kërkim nga Interpol asnjëherë nuk publikohet. Ky ka tre vite i dënuar dhe ka qenë qytetar i lirë. Me të drejtë zoti Basha thotë se mund të mos ekstradohet.

Të gjithë ata që janë “bosë” dhe që kanë lidhje me krimin nuk ekstradohen”, tha Hoxha.
Shtuar më 12/10/2017, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori