Kishin mbushur kamionin me kokainë, arrestohet shqiptari dhe rumuni në Itali, i sekuestrohen mijëra euro

Policia e Novarës ka ushtruar kontroll në zonë në kuadër të operacioneve antidrogë.

Në kuadër të operacionit ka ndaluar një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas rumun. Ky i fundit shoqërohej nga një shqiptar.

Nisur nga nervozizmi i dy perssonave të ndaluar, policia vendosir të kryente kontroll të imtësishëm në kamion.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash.

Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane./Albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 14:08