Artan Hoxha sulmon kolegët: Kanë vila 1 milion euro në bregdet
Gazetari i njohur Artan Hoxha ditën e sotme në "Vila 24" ka rrëfyer më shumë mbi sfidat e profesionit, familjen dhe marrëdhëniet me politikën.

Gjatë bisedës ai thumbuar edhe kolegët e tij të cilët sipas tij kanë vila të shtrenjta.

Hoxha tha se ka gazetarë që nuk i justifikojnë dot me profesionin e tyre vilat nga 500 mijë deri në 1 milion euro, në zona turistike.

"Ka gazetarë shumë të pasur dhe ky është një detaj që jam nisur ta bëj por jam tërhequr se e di që do bëja shumë armiq.

Në vendet më të mira që ka Shqipëria sot dhe në pjesën më elitë që jetohet në kryeqytet ka politikanë, gazetarë, moderatorë apo drejtues, te Gjiri i Lalzit, te Laguna Blu, kanë vila 500 mijë euro, 1 milion euro që nuk e justifikojnë kurrë me rrogën.

Sot në mediat shqiptare, ndihem keq se shumicën i kam kolegë, shkoj me ta në emisione, janë njëkohësisht dhe ndërtues, edhe pronarë të një qendre tregtare, imagjinoni sa larg janë interesat e një reporteri, ka një moment që sot reporterët për shkak të informacionit që kanë, e thonë gabim se ashtu e dinë, jo me qëllim, kurse kjo pjesa tjetër paguhet për ta thënë ashtu, për ta devijuar atë informacion ashtu."- tha Hoxha. /albeu.com/



Shtuar më 21/03/2018, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori