Artan Hoxha rrëfen orët e shoqërimit në Prokurori
Gazetari investigativ i "News 24", Artan Hoxha, ka rrëfyer tre orët e shoqërimit në Prokurori, pasi deklaroi se piloti italian pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte drogë.

Ndërsa për Prokurorinë kjo përbënte shkelje të sekretit hetimor, gazetari Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në "News 24", rrëfen gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.

-Ke eklipsuar personazhet e episodit të radhës me avion droge, kemi parë pjesën kur ke hyrë dhe ke dalë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Si kanë qenë ato 3 orë? Komunikimi ka pasur tension emocional?

"Fiks dje në këtë orë kemi nisur transmetimin live në lidhje me rënien e avionit italian.

Është ngjarja kryesore, duhet të ishte deri sa të zbulohej i gjithë rrjeti i trafikut që do ta kthejë territorin tonë në pistë të trafikut të drogës.

Vëmendja e publikut dhe organeve të hetimit është devijuar. Në vend të merremi kush e organizon trafikun, kush fshihet pas tij, merremi se kush e nxori sekretin, me kë ka komunikuar dhe çfarë nxori.

Kanë sekuestruar telefonat e mi dhe të pilotit. I siguroj që unë nuk kam komunikuar me pilotin, as kam shkëmbyer sms, as kam komunikuar në viber, whatsup.

Unë nuk jam pjesë e trafikut, do vazhdoj të punoj për të zbuluar trafikun kushdo qoftë madhësia e atyre që fshihen pas trafikut.

Ne raportojnë lajme, nuk duhet të jemi vetë lajmi. Nuk e kam dëshiruar, as nuk dua ti ndodhë ndonjë kolegu.

Trishtuese që nuk merremi me ngjarjen. As sot nuk jam në gjendje të shpjegoj qëllimin e gjithë asaj që ndodhi.

Në momentin kur jam shoqëruar për të dhënë deklarime, është përmendur prokurori Përparim Kulluri, por unë kam komunikuar me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, s’më ka marrë Kulluri në pyetje.

Kam komunikuar me Besim Hajdarmataj. Kur hyra unë, na qenka liruar piloti… Gazetari që raporton gjithë ditën deri në mbrëmje, kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me tentativë të pastër të trafikut të lëndëve narkotike. Më thanë ke dhënë informacione të qarta, po si ka mundësi që e ke ketë informacion? Kur unë qëndroj në prokurori, piloti qendron ne nje hotel...". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2016, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori