Artan Hoxha publikon foton e Fredi Alizotit me babain e Stresit

Pëlqej
Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia.

Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të Fredi Alizotit me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës.

Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë me Fredi Alizotin. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit që të shkojë dhe të flejë të shtëpia e Saliut (Sali Lushës).

Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.
Shtuar më 11/10/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori