Artan Hoxha: Për Dibrën nuk ka vetëm prova në audio, ka dhe video
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në studion e OPINION se për Dibrën ka përgjime edhe në video, jo vetëmaudio.

"Për Dibrën nuk ka vetëm provaaudio. Ka provavideo. Duke shpërndarë lekët. Kush i ka, le ti nxjerrë".

Sipas tij prokuroria i ka pasur në dorë këto fakte që përpara zgjedhjeve, por nuk ka vepruar.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se prokuroria nuk mori masa pasi në të ishte përfshirë kryeministri Edi Rama.

Gazeta Gjermane "Bild" ka publikuar sot16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale.
Shtuar më 17/06/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori