Artan Hoxha: Pasi shembi teatrin, Erion Veliaj ruhet nga garda!
"Kryebashkiaku i Tiranës ka nja 2-3 javë ruhet nga Garda pas ngjarjes së Teatrit..."

Gazetari Artan Hoxha është shprehur nga studio e “Opinion”, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas prishjes së Teatrit lëviz me eskortë.

Sipas Hoxhës, prej 2-3 javësh Veliaj ruhet nga Garda e Republikës.

"Meqë po thua për punën e sigurisë, një nga administratorët lokalë që dukej më i sigurt, kryebashkiaku i Tiranës ka nja 2-3 javë ruhet nga Garda pas ngjarjes së Teatrit.

Ne e shihnim me biçikletë, tani Garda i jep eskortën", u shpreh Hoxha. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2020, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori