Artan Hoxha nxjerr videon, ekstremisti Karathano duke shëtitur lirshëm në Himarë (VIDEO)
Pëlqej
Gazetari Artan Hoxha ka postuar në Facebook-un e tij një video të disa viteve më parë ku shihet ekstremisti grek që punon për copëtimin e Shqipërisë Babis Karathano duke shëtitur në Himarë i shoqëruar nga ekstremistë të Agimit të Artë.

Në postimin e tij, Hoxha shkruan se Karathano del në ditën me diell kundër autoriteteve shqiptare dhe banorëve të Himares, duke mbështetur Vasil Bollanon.

Vetëm për kaq ai nuk duhej lejuar dje, të kalonte traun e doganes në Kakavijë, për të mos thënë që pasi organizoi maskaradën e Bularatit duhej arrestuar urgjentisht që të mos e shihte dritën e diellit për disa vite në burgjet shqiptare.

Babis-Harallambos Karathanos është ekstremisti grek i ndaluar ditën e djeshme në Bularat, pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik.

Në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Karathanos.
Shtuar më 09/11/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori