Artan Hoxha: Nesër do të publikoj intervistën me bosin në burgun e Ekuadorit
Gazetari Artan Hoxha, bën me dije se ka intervistuar nje personazh të njohur në burgun e Ekuadorit, për të cilin u tha se ka urdhëruar pengmarrjen e Jan Prengës.

Hoxha e konfirmoi një gjë të tillë në “Byro Politike” duke i transmetuar edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi sot gazetarët dhe analistët e paneleve televizive.

“Kam parë reagimin e kryministrit që ishte shumë nervoz, se ky skektakël nuk ka ngjitur ashtu siç donte ai. Dhe po akuzonte të gjithë ata që janë skeptikë, që kanë mendimin e lirë dhe thoshte se janë avokatë të krimit.

Tani unë nuk pata kohë sot se tani e ka nxjerrë atë reagimin ai por do ti nxjerr nesër…Do dal nesër, nga këta që ka në listë, do ta nxjerr atë vetë, Edi Ramën dhe një nga të listës. Ça do thotë nesër? Kush janë me krimin?

Jemi ne që po denoncojmë një spektakël të turpshëm dhe më vjen gjynah dhe më vjen keq për ata policë të shtetit se kanë 6 muaj që janë setërvitur dhe po keqpërdoren dhe ti ata policisë mund t’i cosh qytetarit një mesazh për siguri. Nesër ne kemi gjithë këtë kohë na është thënë se gjithë ngjarja e madhe e ka oganizuar një boss i madh që rri në Ekudor.


Unë e kam marrë në intervistë atë bosin që është në burg në Ekuador, do dali. Si është e mundur ky që nuk e gjejnë këta, ata janë aty, prezentë. Ky veprim nuk godet krimin e organizuar”, tha Hoxha. /abcnews.al

Shtuar më 05/02/2020, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori