Artan Hoxha largohet nga "News 24"
Pëlqej
Emisioni investigativ ”Xhungël” i gazetarit të njohur Artan Hoxha
do të transmetohet tashmë në një tjetër ekran, atë të “Channel One”. Duket se Hoxha nuk e ka refuzuar ofertën e ardhur nga pronarët e rinj të këtij televizioni, duke shkëputur kështu bashkëpunimin me televizionin News 24.

Kulmin e vet ky emision e ka pasur më 21 janar të vitit 2011 kur transmetoi pamjet e ekzekutimit në mes të bulevardit të katër demonstruesve nga garda e republikës. Në atë kohë Hoxha ishte një ndër gazetarët e paktë që i tregoi pamjet reale.
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori