Alexander Arnold me postim epik për Nunez: Mirë se erdhe, si mund të të asistoj?

Darwin Nunez u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Liverpool, me ish-sulmuesin e Bneficas që zgjodhi të vihej nënurdhrat e Jurgen Klopp.

E teksa për transferimin e tij nuk kanë munguar urimet, një postim epik ka menduar ta bëjë edhe shoku i skuadrës tashmë, Alexander-Arnold, i cili jo vetëm e mikpriti, por edhe bëri lojë fjalësh duke bërë pakëz dhe humor.

“Mirë se erdhe në Liverpool Darwin! Si mund të të asistoj?”, ka shkruar anglez, në Twitter, postim që ka marrë shumë “like” nga ndjekësit./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.06.2022 13:24