Artan Hoxha: Kush janë socialistët që priten të arrestohen së shpejti?
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimet e disa ish-drejtorëve të ARRSH-së, lidhur me abuzime në rrugën Gjinar- Elbasan.

Gjatë një bisedë në "Opinion" Hoxha u shpreh se e njëjta prokurore Elisabeta Imeraj, që çoi para akuzave Tahirin ka çuar para akuzave edhe ish-drejtorët e rrugëve.

Hoxha tha se nuk duhet të etiketohet forca politike që këta drejtorë kanë përfaqësuar, sepse shumë shpejt do të ketë arrestime edhe nga Partia Socialiste, në të njëjtën çështje. “Si kokrra fiku”, tha gazetari. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2018, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori