Ditën e djeshme Meta hodhi një fotografi teksa nderonte njërin prej ushtarëve të Gardës së
Republikës që shërbejnë tek Presidenca.
U mësua se Presidenti Meta i tha atij se "ti do të
jesh i
ushtari i dytë dhe unë i pari në mbrojtje të
Republikës".
Pikërisht këtë batutë, gazetari investigativ
Artan Hoxha e ka ironizuar me statusin e tij të fundit në Facebook.
"Si i tha ushtarit te Gardes ne vendroje gjate paradites se djeshme Komandanti i Pergjithshem:
"Ti do
jesh ushtari i dytë në mbrojtje të
Republikës,
ushtari i parë do jem unë... Ne fakt gjithe ushtria e tij, me duket se eshte kjo qe shihni pas meje.."-ka shkruar ai ndërkohë që pas tij duket shkruar me të madhe MAFIA. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019,
ora 14:21