Artan Hoxha: Grekët shtypin shqiptarët pa shtet, kur Turqia u tregon vendin qurraviten te NATO

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar lidhur me situatën kaotike të shkaktuar prej ditësh në Kakavijë.

Me anë të një postimi në Facebook, teksa publikon edhe pamje shkruan se Shqipëria është shkelur me këmbë nga Greqia e pse vend anëtar i NATO-s, e kur del një shtet më i fortë i godet, i ankohen Amerikës e Evropës.

"Rraciste, ultranacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues...
Kur u tregojne vendin, ankohen se po u shkelen te drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-se, se po i kercenojne, qurraviten, jargaviten", shkruan Hoxha.

Reagimi i plotë

Kur gjejne nje vend me te vogel dhe me te dobet se vetja, edhe pse eshte anetare i NATO-s, e shkelin me kembe dhe i bejne gangesterin...
Kur bien ne hundlesh dhe u del perpara nje shtet me i forte, anetare i NATO-s, qe te kercet dhembet e te merr me shqelma, i ankohen Amerikes dhe BE-se..
Keta jane greket dhe Greqia...
Rraciste, ultranacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues...
Kur u tregojne vendin, ankohen se po u shkelen te drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-se, se po i kercenojne, qurraviten, jargaviten...
Shtuar më 15/08/2020, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori