Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Na presin 4 muaj ferri!
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ndalimin e qarkullimit në ish-sheshin Shqiponja duke paralajmëruar 4 muaj ferri në kryeqytet.

Sipas Hhoxhës, lëvizja në Tiranë pritet të shtohet për shkak të nisjes së universiteteve dhe përfundimeve të pushimeve të zgjatura, Tirana paralizohet në këtë formë.

Ai ngre shqetësimin se nëse do të sëmuresh në këtë kohë dhe duhet të shkosh në spital duhet të lutesh që të kesh frymë derisa të shkosh në spital që të mund t’i lësh amanetin mjekut.

“Na presin 4 muaj ferri, ne trafikun e çmendur te Tiranes… Nga sot 26 tetor 2020, deri me 26 shkurt 2021, kryeqyteti i Shqiperise eshte i detyruar ti nenshtohet nje rregjimi ferri per qarkullimin rrugor. Per 4 muajt ne vijim, çdo perdorues mjeti, te cilin e detyron puna apo hallet, te levize ne rruget e kryeqytetit, do te jene vertete nje sakrifice durimi dhe tendosje maksimale nervash.

Nuk te ben derman, as çfare mjeti perdor, as çfare orari zgjedh per te qarkulluar, as semaforet qe me teper ngaterrojne se rregullojne pune, madje as policet e qarkullimit. Keta te fundit, ne te vertete me te pafajshmit ne kete histori, do te hane te shara nga mengjesi deri ne mesnate per bllokimin e trafikut. Nuk e di kush ka qene ajo mendje “gjeniale”, qe pikerisht ne 4 muajt me te ngarkuar me trafik te kryeqytetit, ka gjetur kete “zgjidhje”. Jane 4 muajt e fundit te vjeshtes dhe palces se dimrit, ku kushtet atmosferike jane me problematike se kurre, me reshje te dendura. Jane 4 muaj kur nis procesi mesimor ne universitete, gje e cila rrit ndjeshem trafikun ne kryeqytet.

Jane muaj kur te gjithe kthehen nga pushimet, sado te zgjatura. Kur ata qe merren me pune stinore pranvere-vere ne fshatra apo provinca, kthehen ne banesat e tyre per te kaluar stinen e veshtire te dimrit. Jane muajt e festave te medha, festat e nentorit, festat e fundvitit, festat e shkurtit. Eshte koha kur emigrantet kthehen nga jashte, per te kaluar me familjet e tyre festat e fundvitit…

Nuk po merrem me rruget e ngushtuara ne menyre kriminale. Nuk po merrem me korsite e biçikletave, qe jane zgjeruar aq shume, por ku levizin aq pak perdorues. Nese hapesira qe u eshte lene biçikletave, do tu ishte kushtuar, ambulancave, taksive apo autobuzave urbane, do te ishte gjysma e se keqes. Trafiku do te ishte zbutur sado pak edhe nese korsite e biçikletave, do t’u ishin dedikuar, betoniereve, kamioneve te tonazhit te rende apo trajlerave qe qarkullojne me çfaredo lloj ngarkese, kur u do kokrra e qejfit.

Por saken se semuresh dhe duhet te shkosh ne spital. Lutju zotit te te mbaje me fryme, qe kur te mberrish te dera urgjences, sepaku te kesh mundesi ti lesh amanetet mjekut. Nga sot per 4 muaj dimri, qytetare te kryeqytetit dhe çdo perdorues i rrugeve te Tiranes, do mallkoni veten nga mengjesi ne darke, kur do t’u duhet qe ne mengjes te çoni femijet ne kopesh apo shkolle, te shkoni ne pune. Pastaj ne mesdite, kur do te merrni femijet nga shkolla, te ktheheni nga puna ne banese.

Do mallkoni veten, kur do t’u duhet nga Kombinati te shkoni ne Kinostudio, ne Ali Dem, lere pastaj nga Kamza ne Tiranen e Re. Nje pyetje e thjeshte, pse nuk u be ky bllokim gjate muajeve te nxehte te veres, kur Tirana boshatiset, kur kushtet atmosferike te lejojne te punosh ne objekt 24 ore, kur qytetaret shkojne me pushime, shkollat dhe universitetet mbyllen????!!!! Ne fakt mendja “gjeniale”, qe vendosi te bllokoje trafikun e Tiranes, ku qarkullon mbi 60 % e popullsise se vendit, pikerisht gjate dimrit, padashur na ka bere nje nder te madh.

Sa here te shikoni ne ekran kryetarin e bashkise, qe ben propagande, kujtohuni kush u ka humbur çdo dite nga 3-4 ore te jetes suaj ne trafik. Mos mallkoni me kot veten, apo qytetarin qe qarkullon krah jush, eshte tjeter kush pergjegjesi per gjithe kete katrahure. Fushata elektorale sapo ka nisur. Zgjedhjet jane perpara. Mblidhini gjithe mallkimet dhe oret e jetes suaj, qe do t’i humbni ne trafikun e ferrit te Tiranes, çdo dite nga ky moment dhe kthejini ne voten tuaj me 25 prill…

Ky qytet nuk mund te mbetet peng i nje kryebashkiaku qe na veshtireson jeten çdo dite. Qe ne vend te pyllit orbital, mbjell beton orbital. Qe ne vend te zgjidhjes se problemit te trafikut, e kthen ne ferr te vertete per qytetaret. Qe mburret se ka hapur korsi biçikletash, por ne rruget e ngushtuara qarkullojne pa pushim çdo 24 ore, betonieret dhe mjetet e tonazhit te rende. Qe ulerin se ka pastruar ajrin ne kryeqytet. Po si mund te pastrohet ajri, kur mban te bllokuara ne çdo cep te Tiranes, dhjetera mijera automjete, qe mbeten te ndezura dhe vetem leshojne dioksid karboni?! Nese harroni çfare do hiqni e mallkoni keto muaj dimri, ne trafikun çmendur te Tiranes, askush nuk ua ka fajin…..”, shkruan Artan Hoxha.
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori