Artan Hoxha: Bajri s'është banda e vetme në Shkodër
Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e "Report Tv" për aksionin e fundit të policisë që goditi klanin e Bajrave në Shkodër.

Hoxha tha se kjo ishte banda më e rrezikshme, por në Shkodër ata kanë edhe rivalë, ndaj duhet parë se si do vijojë operacioni, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i japë fund akuzave politike.

Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës:

Zona territori brenda të cilave gjenden edhe tregjet e qytetit. Këto lloj tregjesh detyrohen që të paguajnë një pagesë të rregullt personave që kontrollojnë territorë të ndryshme. Për të garantuar jetën dhe biznesin. Ky operacion nuk do t’i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër. Sepse kur policia ndërhyri, ndërhyri në dy zona. S’kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova.

Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet. Ky ishte grupi më i rrezikshëm. Tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë. T’i vihet fre akuzave politike.

Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses. Në vitin 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD. Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD, deri para 2-3 muajsh ka qenë në mbrojtje të bashkisë Shkodër dhe po mblidhte vota. E ka thënë dhe në intervistën me mua.

Në intervistë ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje. Familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon policinë belge. Sipas Berishës, qeveria ka kapur bandën e tij. Në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës.
Shtuar më 22/09/2018, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori