Akademiku, Artan
Fuga, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije për ndjekësit se mungesa e komunikimit këto 17 ditë ka ardhur si pasojë e infektimit me virusin
Covid-19.
Ai shprehet se tashmë është rikuperuar plotësisht dhe rikthehet me shpresë dhe besim, duke lënë të kuptohet se është tashmë i negativizuar nga
Covid-19.
"Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona,
rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të
rikthehem më atje nga ku po
rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!", shkruan
Fuga.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 18:45