Nis protesta për “bukën e gojës” në Shqipëri, lëviza e shtrirë në çdo qytet

Pak minuta më parë kanë nisur protestat në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimeve.

Në Devoll, bëhet me dije se fermerët kanë dalë në rrugë me pankarta dhe shprehen se bujqësia ka falimentuar.

Edhe në Tiranë protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë, teksa emra të njohur të shoqërisë civile po mbajnë fjalën e tyre.

Kujtojmë se kjo është dita e pestë e protestave mbarëkombëtare kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Protestat nisën pas rritjes drastike të çmimit të naftës, që shënoi një rekord prej 270 lekësh në kulmin e rritjes, me justifikimin e luftës në Ukrainë./albeu.com/


Shtuar 13.03.2022 11:20