Arta Marku shkakton furtunë në prokurori, ja kokat që u larguan
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e prokurorëve në prokurorinë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës.

Më konkretisht në Tiranë janë ndërruar drejtuesit e seksioneve. Marieta Zaimi vendoset në krye të seksionin Task Forcës në vend të Deniona Katros.

Gjithashtu Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në prokurori është larguar nga kjo detyrë dhe zëvendësohet me Genci Qanen. Në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi.

Astrit Halili nga Shkodra komandohet në Krujë. Alda Noci nga Shkodra komandohet në Pukë. Suela Beluli nga Fieri komandohet në prokurorinë e Durrësit. Ina Maliqati nga Kavaja komandohet në prokurorinë e Durrësit.
Shtuar më 07/11/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori