Arta Marku ka vendosur shkarkimin e kryeprokurorit të Durrësit, i cili ishte i emëruar në këtë detyrë.
Lajmin e ka bërë publik Prokuroria e Përgjithshme me një njoftim për mediat.
"Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj.
Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe
caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor Pukë.
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Durrës,
caktohet Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie", thuhet në njoftimin për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 13:09